Meritoni është shprehur se në këtë pikë të lojës nuk do kishte dashur të kishte këtë përjetim, ku mes tij dhe Juli publiku zgjodhi si finalist Julin. Ai shton se më mirë do kishte qenë që të shkonte ‘kokë më kokë’ në nominim me Julin dhe të ikte.
Meritoni: Nuk do doja të kisha këtë përjetim në këtë pikë të lojës. Shumë më ok do të kishte qenë për mua, kokë më kokë në nominim me ty, me të dhënë dorën dhe me ik prej shtëpie
Juli: Jo
Françeska: Me vërtetë? pse?
Meritoni: 100 për qind
Juli: Finalja nuk është vend vetëm për dy veta, por 4-5 veta. Se humb garën me mua, nuk do të thotë se nuk meriton finalen
Meritoni: S’është puna vetëm për finalen. Shumë isha ndjerë më mirë, ti e fitove sfidën për të ikur në finale me mua. Për momentin ti te publiku je më i pëlqyer se unë, në një mënyrë a tjetër te votat. Ça me thënë, me rrejt. Ky është matës
Diskutime rreth kësaj post