Dy aktorët, Julian Deda dhe Egla Ceno kanë biseduar me njëri-tjetrin për banorët që mund të largohen të shtunën nga shtëpia e “BBV”.
E teksa disa ditë na ndajnë nga finalja e “BBV”, mbrëmjen e djeshme Ledion Liço iu tregoi konkurrentëve se do të hapet një televotim për të shpallur 1, 2 ose 3 finalistët e tjerë të spektaklit, pasi tashmë Romeo Veshaj dhe Juli janë dy të parët.
“Kush del të shtunën?”, e pyeti Egla aktorin, i cili tha se të rrezikuar nga eleminimi janë Françeska Murati dhe Heidi Baçi, megjithëse konkurrentja u shpreh: “Mund të dalë secili prej nesh”
Nga ana tjetër Juli tha se i rrezikuar është edhe Meriton Mjekiqi, dhe pozicioni i moderatorit do të varet nga loja e tij këto ditë.
Biseda:
Egla: Kush del të shtunën?
Juli: Françeska
Egla: Dy
Juli: Mund të dalë edhe Heidi. Unë nuk e kam idenë çfarë bëhet jashtë por…
Egla: As unë, po unë do të doja që kjo gjëja të kishte goca. Ore mund të dalë secili prej nesh sepse s’i di se çfarë është kjo
Juli: Varet sesi do të sillet Meritoni këto ditë
Diskutime rreth kësaj post