Dijonis Biba, një ndër fermerët më të dashur të “Ferma VIP” ka treguar arsyen e vërtetë se pse e la lojën përgjysmë. Ai tha se një vendim të tillë e ka pasur ndërmend që ditën e parë dhe pavarësisht përpjekjes, nuk ka arritur dot t’ia dalë.
Dijonisi foli edhe për fituesin e këtij edicioni të parë të “Ferma VIP”. Ai tha se mund ta fitojë Albano, ndërsa vet ai ka qejf që të jetë Renisi triumfues.
“Mendoj se fermën do e fitojë Albano dhe ai që dua unë ta fitoj është Renisi. Kam kaluar shumë mirë me të.
Unë kam dashur të largohem që ditën e parë. Më dukej se nuk do përshtatesha dot 24 orë me kamera. Nuk do torturohesha më”, tha ish-fermeri.
Diskutime rreth kësaj post