Nuk është sekret miqësia e ngushtë mes Elgit Dodës dhe Romeo Veshajt. Gjatë rrugëtimit të këtij të fundit në Big Brother VIP, Elgiti ka qenë aktiv duke e mbështetur jo vetëm në netët e spektaklit. I pyetur nga Ermal Peçi në “E diela jonë” për këtë shoqëri, Elgiti u shpreh se është një shoqëri që e dinë vetëm ata të dy.
Elgit Doda: Miqësinë që kam unë me Romeon e dimë vetëm unë dhe Romeo, as Donaldi nuk e di.
Romeo është numri 1, Donaldi vjen i dyti?
Elgit Doda: Kam kaluar shumë kohë me Romeon, kemi ndarë shumë gjëra bashkë. Edhe ditët e mia të vështira, edhe ditët e Romeos të vështira. Edhe ditët e mia të lumtura, edhe ditët e Romeos të lumtura. Edhe ditët normale, si të miat edhe të Romeos ne i kemi kaluar bashkë. Kemi punuar shumë bashkë edhe në studio, jemi zënë bashkë, jemi pajtuar bashkë, është një lloj shoqërie që e dimë vetëm unë dhe Romeo.
Kantautori u pyet edhe nëse ka ndonjë këngë që po e pret Romeon pas përfundimit, por fillimisht ka plane të tjera për shokun e tij.
Ma kanë lodhur pak aty brenda se aq i drejtë sa është ai e kanë lodhur pak të gjitha gjërat kështu që të dalë njëherë dhe pastaj kemi kohë. Nja një javë do ta çoj ta rikuperoj me pushime, dy javë, pastaj do të fillojmë.
Diskutime rreth kësaj post