Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk e zhvilloi ndeshjen mbrëmjen e djeshme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë.
Kjo solli edhe ndërprerjen e eventit të boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë.
Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë. Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.
Diskutime rreth kësaj post