Si shembull të lidhjes së hershme mes Greqisë dhe Shqipërisë, gjatë fjalës së mbajtur sot para emigrantëve shqiptar në Athinë, Rama përmendi Laskarina Bouboulina, që siç tha ai, është heroina legjendare e pavarësisë greke.
“Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg të Stambollit, e lindur me prejardhje arvanitase një luftare legjendare e lirisë së Greqisë, e para grua admirale në botë, në krye të një flote ushtarake detare. Tani kush na ndalon ne që të mos jemi njëkohësisht krenar bashke me grekët për kontributin që i ka dhënë Greqisë ajo grua heroike me prejardhje nga një familje ku flitej shqip.
Prandaj, ajo që – megjithëse më kanë ikur të tëra fijet e zeza dhe këto të bardhat janë fije më të rralla, – nuk e kuptoj dot, është a nuk është më e thjeshtë që ta çmojmë historinë e vjetër të popullit tanë si thesar përrallor, i cili na përket të gjithëve, duke ekzaltuar me mendje të hapur në sytë e fëmijëve tanë evropianë, jo duke e manipuluar dhe përdorur me duart e rrudhosura të politikës ballkanike, të cilave kjo lagje e Evropës u ka parë vetëm sherri dhe shamatanë”-u shpreh Rama gjatë fjalimit”-tha Rama.
Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga mediat greke. Neësbomb.gr, e akuzon kryeministrin shqiptar si falsifikues të historisë.
“Pyes veten për qëllimin e vizitës së Edi Ramës në Greqi, me kryeministrin shqiptar duke dhënë një recital nacionalizmi pasi nuk ngurroi pa turp të përmendte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”, shkruan Neësbomb.gr.
Kush është Laskarina Bouboulina?
Bouboulina lindi në Kostandinopojë në vitin 1771. Babai i saj ishte Stavrianos Pinotsis, një arvanit nga Hidra dhe nëna e saj ishte Skevo Kokkini, pasardhës i familjes bizantine Kokkinis. Gjatë rinisë së saj, ajo zhvilloi një interes për lundrimin, gjë që u lehtësua nga qëndrimi liberal i njerkut ndaj arsimit. Ajo mbeti e ve dy herë, duke trashëguar një shumë të konsiderueshme parash nga burri i saj i dytë. Ajo më vonë dyshohet se iu bashkua shoqërisë sekrete Filiki Etaireia e cila kërkonte të arrinte pavarësinë e Greqisë nga Perandoria Osmane, duke qenë ndër të paktat gra që e bëri këtë. Pas shpërthimit të Luftës Greke për Pavarësi, ajo komandoi një flotë me anije, të cilat kontribuan në disa fushata, më së shumti në rrethimin e Nafplionit.
Pas humbjes së fraksionit të saj në luftën civile greke në 1824, Bouboulina u burgos për një kohë të shkurtër dhe u dëbua në Spetses. Ajo u vra më 22 maj 1825, gjatë përplasjeve të gjata mes familjeve.
Diskutime rreth kësaj post