Në shtëpinë e Big Brother Vip debatet nuk kanë të të ndalur. Shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme pas prime-t ka “zier” nga debatet e shumta. Pas largimit të ish-banores Erjola Doçit, banorët nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit për largimin e saj. Një nga debatet mbrëmjen e djeshme ishte mes Romeos dhe Gracianos.
Graciano ka akuzuar Romeon se ishte ai i cili ndikoi në largimin e banores. Kësaj akuze Romeo i është përgjigjur i nervozuar duke thënë që ishte Graciano ai që bëri “statujën” kur ish-banorja u largua nga shtëpia. Romeo gjithashtu ka akuzuar Gracianon që ka shitur miken e tij për të qëndruar vetë në lojë. Përveç kësaj debatit nuk i kanë munguar as ofendimet mes njëri-tjetrit.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post