Pas dy vitesh nga pjesëmarrja e saj në Eurovision, Ronela Hajati e dëshiron një rikthim. E ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, këngëtarja tha se prej kompeticionit muzikor mori shumë kontakte, koncerte jashtë vendit që i sollën fansa të rinj në muzikën e saj. Teksa kujtonte këto momente, Ronela u pyet edhe nëse e mendon rikthimin dhe ajo nuk thotë jo.
Ronela Hajati: Kam shumë qejf të jem edhe njëherë në Eurovision.
Sa mirë! Do ikësh me shpenzimet e tua?
Ronela Hajati: Tani duhet ta di që duhet të mbush torbat mirë, duhet të punoj nja dy vite dhe të shkoj. Ideja është se duhet të kesh edhe një material që të jetë i përshtatshëm për atë skenë.
Domethënë nuk ke hequr dorë nga Festivali, kjo është e rëndësishme.
Ronela Hajati: Nga Eurovision-i, jo.
Po pra po duhet të marrësh njëherë pjesë.
Ronela Hajati: S’diskutohet, por nga ideja e Eurovision-it.
Ah, se mund të përfaqësosh edhe ndonjë vend tjetër për shembull, jo Shqipërinë.
Ronela Hajati: Po, mund ta bësh edhe atë, nuk ka problem por sadisfaksioni, sado që ne shahemi, grindemi gjithë kohës këtu me njëri-tjetrin, kur del ai flamuri jot është ndjenjë… jemi shumë patriotë.
Më bëni dhe njëherë nuse se e di unë si nusëroj.
Ronela Hajati: Për Zotin, edhe njëherë të isha do e shihje çfarë dilja, jo e zhveshur, por me ballë…
Asokohe, performanca e Ronelës ishte një prej më të polemizuarave për shkak të veshjes që u konsiderua ekstravagante si dhe performancës me balerinët.
Diskutime rreth kësaj post