E ftuar në një emision televiziv ka qenë këngëtarja Maja e cila ka folur pak më tepër rreth jetës së saj personale teksa ka prekur dhe problemet familjare, sherrin me bashkëshortin e saj.
Sakaq, moderatorja Bora Zemani ka pyetur këngëtaren se si i ka përjetuar djali momentet e sherrit mes prindërve.
Maja shprehet se ai është i vogël dhe ajo është munduar që ta mënjanojë dhe ai të mos prekej nga këto probleme.
“Nuk ka përjetuar asgjë sepse është i vogël edhe unë kurrë nuk kam ngritur zërin në sy të djalit. Gjithmonë e kam mënjanuar. Mos të them kurrë, mund të ketë qenë ndonjë rast i rradhë, gjithmonë kam kaluar poshtë që të mos më preket djali fare fare fare!”
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post