Debatet mes Egla Cenos dhe Romeo Veshajt vijojnë në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Me tone ironike dhe ofenduese, dy aktorët janë përplasur për termin “këllqe” të përdorur nga Egla vazhdimisht.
Romeo i kërkon që të mos e përmend më, ndërsa Egla vazhdon madje dhe e cilëson aktorin ‘kalli’.
Debati:
Romeo: Ha bukë e lëri këllqet. Të ngelen këllqet në gojë o shpirt. Ngele duke u marrë me këllqet e mia o zemra. Nga dita një, ngele duke u marrë me këllqet e mia. E pafytyrë! Prek burrërinë ti.
Egla: Tu prek burri ty. Më raftë pika për burrin që ke ti brenda
Romeo: Ty sta tregoj dot. Si mund ta tregoj
Egla: Tregoja vetes, burrë je për vete jo për të tjerët
Romeo: Po ty ç’të duhet
Egla: Më zure mat këtu
Romeo: Merru me këllqet zemra, merru me këllqet. Mi lini këllqet rehat, kaq di të them unë
Egla: Çfarë kisha për të ta thënë, ta thashë. Avullohu
Romeo: Më flet mua për burrërinë. O e paedukatë
Egla: Ti nuk je Baçi
Romeo: Ti shtyp dhe shet veten për këtë lojë.
Egla: O ti Romeo, na mbushe veshin me lesh. O kalli
Romeo: Ngrije një çik nivelin se je bërë pa nivel fare
Egla: Nuk të arrij dot ty
Romeo: Je bërë e shëmtuar, sjella e zbukuron njeriun.
Diskutime rreth kësaj post