Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë. Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.
Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e makinës, jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro.
Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje, për të mbledhur dëshmitë dhe provat materiale.
Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe gjithë dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.
Diskutime rreth kësaj post