Pas surprizës së bukur, ku takoi vajzën e tij Reinën, Julian Deda u surprizua kur mes banorëve gjeti djalin e tij, Mateon.
Aktori i dashur për publikun u shpreh tejet i emocionuar për takimin me të birin.
“Zemra e babait a ke nejt pa gjumë. Flini para meje se unë këtë muhabet kam. Me regjimin si je. Të do babi shumë dhe ki kujdes për gocën. E keni mërzit mamin?”, u shpreh Juli.
E teksa aktori po e përcillte të birin për te dera e kuqe, djali i la një porosi.
“Je duke i lënë të tjerët shumë me fol, mos i le të tjerët shumë me fol”, ishte porosia e Mateos para se të përshëndetej me Julin.
E teksa ndërhyri Ledion Liço duke qeshur, Mateo shton: “Na dëgjuan?”.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post