Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që ka luftuar për të forcuar dhe pavarësuar sistemin e drejtësisë. Në mbledhjen që po mban me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kreu i qeverisë tha se kush “flirton” me korrupsionin, nuk është pse e kësaj familjeje politike.
Edi Rama: Tek kjo ne-ja, PS nuk ka dot dhe s’ka për të pasur sa të jemi unë në krye të saj një “ne” të njëjtë. Si përkëdo afër këtu që tradhton ata që na kanë besuar duke flirtuar armikun e kësaj lufte korrupsion. Kush tradhton besimtarët tanë, njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, deputet e ministër nuk është ne, nuk është as i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Po ashtu një i zgjedhur në Bashki fut duart në arkën e këtij populli nuk është ne. Nuk ka sesi të jetë ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes. Çdo anëtar që bën korrupsion në funksione publike është tradhtar i dyfishtë jo vetëm i popullit shqiptar që si hajdut me kostum mer çfarë nuk është e tija, por edhe i PS si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet, Kur qëllon një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga nga drejtësia, ama lajmi se kemi një parazit më pak në trupin tonë është shumë e mirë.
Vjen edhe tek unë helmi që hidhet, duke përdorur raste të korruptuarish apo të dyshuarish për korrupsion, i dëgjoj edhe kur thonë thonë që hajde na jep përgjigje Rama për këtë miun, një karrige më poshtë, 3 karrige më tutje, apo edhe 100 km larg teje se edhe ai i yti, i PS. Jo jo nuk është i imi, asi yni por i drejtësisë cilido që privilegjin për ti shërbyer këtij vendi si ministër, apo deputet e përdor për të vjedhur, I dëgjoj edhe kur flasin hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë, ia kapën atë ministër, ia rrasën brenda këtë kryetar bashkie, atë drejtor, një tamam tam për të helmuar popullin.
Diskutime rreth kësaj post