Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga Shkodra deklaroi se në Bunë u gjet edhe trupi i një prej dy fëmijëve, të cilët u hodhën në lumë me nënën e tyre Alma Arrizi, disa ditë më parë.
I përlotur, në një prononcim për mediat Taulant Balla u shpreh se për këtë ngjarje, shoqëria ka përgjegjësitë e saj, teksa shtoi se duhet një reagim mbarëshoqëror.
Me apelin që gratë dhe vajzat të denoncojnë dhunën, Balla tha se policia, në situata të tilla, duhet të reagojë dhe të ndërhyjë në kohë.
“Fatkeqësisht dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave. Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria. Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë.”, deklaroi ministri Balla.
Diskutime rreth kësaj post