Ndërkohë që janë surprizuar me një mëngjes të këndshëm nga Vëllai i Madh, Egla dhe Erjola kanë vijuar debatet e ashpra mes njëra-tjetrën.
Teksa të gjithë kanë qenë të ulur në tavolinë, në oborrin e shtëpinë, duke shijuar mëngjesin, Erjola ka nisur të debatojë fillimisht me Julin, ku më pas ka ndërhyrë Egla.
Egla dhe Erjola kanë filluar ofendimet ndaj njëra-tjetrës, ku kjo e fundit e quan aktoren, sekretaren e Julit, ndërsa Egla i thotë se është diva e plehrave.
Pjesë nga debati në oborr:
Juli: Sikur keni ardhur me zor, ikni more në shtëpi dhe flini rehat.
Erjola: Nuk na tregon ti se çfarë duhet të bëjmë. Harroje.
Juli: Do ju lë pa gjumë.
Erjola: Kurseni fjalët pra, kur mua më dhemb koka dhe marr ilaçe.
Egla: Na u prish gjiza tani se të dhemb ty koka.
Erjola: Ti sekretarja e Julit, mbyll gojën.
Egla: Diva e plehrave. Erjola Doçi, diva e plehrave.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post