Sociologia Nora Malaj ka folur rreth një deklarate të Blerim Hakaj, hipnoterapisti i cili ka tërhequr vëmendjen me deklaratën se gruaja është më mirë të rri në shtëpi të merret me fëmijët se të dalë e të punojë.
Ajo tha se deklarata të tillë të çojnë pas në kohë, pasi gratë kanë mundësi që sot të arsimohen, të punojnë, të argëtohen e të kujdesen për familjet e tyre në të njëjtën kohë. Pedagogia shtëpi se kurrsesi “gratë s’kanë pse të qëndrojnë në shtëpi e të presin burrin që tu bëjë kafen”.
“Nuk duhet të kthehemi pas, ta shikojmë një burrë si burim të të ardhurave, ndërsa gruaja të rri e të presë burrin e të bëjë kafen në shtëpi. Njerëzit që janë në shtëpi dhe e shikojnë veten në pozicionin pritës pse mos ta duan.
Ky është një realitet që njeriun e kthen sedentar, ndërsa tjetrin burimor dhe shoqëria nuk merret vesh dhe fillon konflikti në familje. Nuk është marrëdhënie e vlerësueshme, sepse në fund të ditës këta nuk janë dy kapitalistë që do ndajnë kapitalin. Këta janë dy njerëz që e kanë dashur njëri-tjetrin, dhe të dyja palët duhet ti japin hapësirë njëri-tjetrit”,-tha Nora Malaj.
Diskutime rreth kësaj post