Teksa qëndronin në vernadën e ‘Ferma VIP’, fermerët kanë shijuar bashkëpunimin e Çiljetës dhe Noizy-t “Gangsta Love”.
Nën ritmet e muzikës Çiljeta ka zbuluar disa të pathëna nga ky hit.
Ajo tregoi se ka gati gjysmën e skenarit për të rikthyer “Gangsta Love 2”. Çiljeta zbuloi kështu se ndoshta së shpejti do i kthehet muzikës dhe një nga bashkëpunimet e saj të afërta mund të jetë me Noizy-n.
“Duhet të bëj dhe dyshin. E kam gjysmën e skenarit gati, të shkruar që para tetë vitesh, që kur ishte Fernando 2-3 vjeç.”
Diskutime rreth kësaj post