“Forcimi i bashkëpunimit institucional brenda dhe jashtë vendit, mbetet fokusi kryesor”, kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për kriminalitetin.
Learn more
Ministri Manja, gjithashtu ka deklaruar se përgatitja e një Kodi të Ri Penal është i domosdoshëm, ndërsa nënvizoi se diçka të tillë e kërkon edhe Brukseli.
Sa i përket amnistisë penale tha se të gjitha përgjigjet do t’i japë në Interpelancë.
“Sot isha si ministër i drejtësisë për të prezantuar rekomandimet. Lidhur me kërkesën që ka bërë drejtuesi i SPAK për të qartësuar statusin them se do të duhet të adresohet garantimi i ushtrimit dhe vazhdimit të funksioneve të kësaj trupe. SPAK sot është e barazuar me Prokurorinë e Apeli. Pas mbarimit të mandatit duhet tu garantohet. Sot kushtetuta ka këtë parashikim 9 vite pa të drejtë rizgjedhje.
Ata janë në vitin e 5 dhe në momentin që do shtrohet kjo kërkesë e tyre, të jeni të bindur që pa diskutim që jam në krahun e Prokurorisë. Duhet një Kod i ri Penal, këtë nuk e them vetëm unë. Është kërkesë e Brukselit, që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë dhe të teknologjisë. Pra për shkak të zhvillimeve në këtë kod penal është ndërhyrë 33 herë, e kemi bërë arna arna. Brukseli dhe koha kërkon të ketë një kod të ri penal dhe do të duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik mes profesionistëve. Pasi do të jetë një kod penal që do t’i rezistojë kohës për 20-30 vitet që vijnë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post