Seanca e sotme në Kuvend, ka nisur me ankesat e deputetëve të opozitës për mungesën e njoftimit, në lidhje me pranimin ose jo të interpelancave të thirrur nga opozita.
Deputeti Tritan Shehu, ka deklaruar se ende nuk ka një njoftim për interpelancën e thirrur, në lidhje me gjenocidin në Kosovë.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ka deklaruar se është bërë rrugë që kërkesat e ardhura nga opozita “futen në sirtar” e nuk njoftohet as seanca për depozitimin e tyre.
Pjesë nga diskutimi:
Tritan Shehu: “Kam kërkuar para pak javësh Interpelancë për Gjenocidin serb në Kosovë. Kanë kaluar afatet dhe nuk kam asnjë njoftim. Për mua dhe kryeministrin kjo mund të presë por për ngjarjet që po zhvillohen, kur në datë 6 votohet në OKB për rezolutë të Srebrenicë… Në vend që në 6 maj të diskutohet gjenocidi në Kosovë, diskutohet ai për Srebrenicës. Dua njoftim”.
Lindita Nikolla: “Brenda këtij kalendari do të mbahet interpelanca”.
Gazment Bardhi: “Kërkesat për interpelancë të PD i fusni në sirtar, nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrit as nuk njoftoni Kuvendin. E keni bërë rrugë. Duhet të ishte interpelancë në rastin me RAI3. Keni detyrimin që nëse keni marrë vendim për të mos pranuar interpelancën, duhet njoftuar. E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari Meloni e mos japë Rama… Informoni seancën për mbërritjen e interpelancës”.
Lindita Nikolla: “Ju kam sqaruar në Konferencën e Kryetarëve”.
Diskutime rreth kësaj post