Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Pasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum.
Deri në një moment banorët nuk e dinin se ku ndodhej Egla dhe mendonin se ishte nën kujdesin e mjekëve në spital. Duke komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej. Romeo e ka mohuar që ai dëshiron largimin e Eglës nga shtëpia.
Graciano: Pse bëhesh i keq o burrë, i plasi se u eliminua të jetë mirë me shëndet, unë e di që ti ndoshta do të lirohesh që ajo të iki dhe të prishet gjëja poo…
Meritoni: Jo, jo, nuk prishen nominimet, o Graciano.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post