Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Një debat ka ndodhur mes Erjolës dhe Meritonit ditën e sotme. Kjo për shkak se Meritoni është betuar për djalin e tij se nuk i shikon si lojtare Erjolën dhe Rozën, gjë e cila e ka nevrikosur shumë Erjolën.
Meritoni: Betohem për kokën e djalit tim, Loarin, nëse të llogaris si lojtare në këtë shtëpi, ty dhe Roza Latin
Erjola: Sa i shpifur, sa poshtë ke rënë si lojtar saqë duket të përmendësh atë be.
Meritoni: Është e imja, ti flet për fëmijën tim.
Erjola: Ti fute benë, o i shpifur, ke rënë poshtë për këtë lojë, të bësh be në atë gjë, je i neveritshëm. Del ti keq, o burrë. Djalin ta përmednësh me emër.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post