Mijëra biznese që janë prekur nga ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, duket se nuk do të bëjnë asnjë pagesë deri në muajin qershor, që është dhe afati i fundit, para se të nisin kamatëvonesat dhe penalitetet. Profesionistët e lirë janë të bindur që administrata tatimore ka gabuar thuajse në të gjitha rastet. Armand Hasko kontabilist, tha në emisionin E-ZONE se tatimet nuk do mund t’i përgjigjen dot ankesave në kohë
“Unë dhe të gjithë klientët e mi kemi bërë ankesë në tatime. Jemi të bindur që përllogaritjet janë gabim. Deri në qershor nuk do të bëjnë asnjë pagesë. Do presim nëse do të ketë një vendim nga gjykata kushtetuese. Aty i kemi shpresat”, tha Hasko
Por çfarë do të ndodhë nëse nuk do të ketë një vendimmarrje të gjykatës në favor të grupeve të interesit?
“Me këstin që mua më ka dalë, mua shteti më merr një pagë punonjësi. Pra unë do shkurtoj një vend pune dhe do të ndajë punën tek punonjësit e tjerë, duke rritur ngarkesën tek ta. Nuk e di sa do të funksionojë, pasi punonjësit dhe mund të largohen dhe krijohet ngërç. Opsioni i dytë është të rrisë çmimet e shërbimeve që ofroj. Në çdo rast, qytetari dhe të paguajë”, sqaroi Hasko në Vizon Plus.
Seanca e parë e shqyrtimit të padisë së depozituar në gjykatë kushtetuese, nga Partia Demokratike kundër këtij ligji është data 21 maj.
Diskutime rreth kësaj post