Në fillim të këtij mëngjesi, Meritoni shkoi në suitën ku qëndron çifti Romeo-Heidi.
Në një bisedë me Heidi, Meritoni shpreh mallin dhe dashurinë që ndjen për Ilnisën, një ish-banore e ‘BBV3’ me të cilën kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë.
Ai tregon se Ilnisa i mungon, por është i lumtur që ajo është bashkë me vajzën dhe familjen e saj.
Madje, ai shpreh synimin për të fituar lojën për të dy, duke e bërë të qartë se Ilnisa është një pjesë e rëndësishme e jetës së tij.
“E di që i mungoj dhe njësoj më mungon dhe ajo mua. Por të paktën është me vajzën, Anaisin me dashurinë e saj. Unë jam këtu për të dy. Unë jam i lumtur që e kam Ilnisën në jetën time. Jam shumë me fat. E kam shpirt.” – shprehet Meritoni.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post