E ftuar në emisionin “Cherry on Top” nga Bora Zemani ishte Ermal Mamaqi. Në një diskutim të djeshëm u bisedua për një prej banorëve më të vlerësuar të “BBV3”, Heidin.
Ermal Mamaqi shprehu mbështetjen për të, duke e vlerësuar si një vajzë të bukur me një personalitet të veçantë.
Por, çfarë mendimi ka Bora për “kunatën” e saj?
Edhe pse nuk është e zakonshme të dëgjohet të flasë për Heidin, mbrëmjen e djeshme, Bora u shpreh: “Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi”.
Vlen të përmendet se Bora kishte mundësinë të hynte vetëm një herë në shtëpinë e “BBV3” nëpërmjet një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku kishte mundur të vëzhgojë nga afër Heidin.
Diskutime rreth kësaj post