Ditën e djeshme Romeo ka debatuar me pjesën më të madhe të banorëve, përfshi edhe Heidin dhe shkak u be nata romantike që Vëllai i Madh rezervoi për cifin. Ndërkohë që ishte supozuar të ishte një natë e këndshme mes dyshes, për të kaluar caste intime dhe për të njohur më mirë njëri-tjetrin, Romeo është parë të dalë disa herë nga dhoma, duke shkuar në oborr për të debatuar me banorët e tjerë. Ky veprim sigurisht që nuk i ka pëlqyer aspak Heidit, e cila është mërzitur dhe kaashur te dalë nga xhakuzi, ku po qëndronte e vetme.
Ndërkohë që e gjithë dita ka qenë e shoqëruar me debate mes dyshes, ajo që tensionoi më shumë marrëdhënien e tyre ishte një dron i mbëritur për Heidin, në të cilin thuhej se Romeo ishte maskilist dhe fallco si edhe Heidi duhet të hapte sytë. Ky mesazh i ardhur ka mërzitur dyshen, kryesisht Romeon, madje deri në atë pikë sa dyshja po mendonte që të largohej nga shtëpia, vetëm për t’i vërtetuar të tjerëve dashurinë si edhe për të hedhur poshtë fjalët që gjendeshin në mesazhin e dërguar me dron.
Mirëpo, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Donladi ka paralajmëruar se një dron do të shkojë ditën e sotme për Romeon.
“Sytë nga qielli nesër Romeo”, ka shkruar Donaldi bashkangjitur një postimi në Instastory, të bërë mbrëmjen e kaluar, ku shihet Romeo teksa pi cigare.
Nuk është e qartë se cili do të jetë mesazhi që Donaldi ka vendosur t’i dërgojë të vëllait të tij por kurioziteti është i madh dhe fansat po presin me padurim.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post