Liami dhe Romeo vijojnë të kenë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrit, e cila fillimisht nisa nga pretendimet e Liamit se Heidi e kishte provokuar dhe ngacmuar.
Ditën e sotme, teksa kanë qenë në oborr, Liami ka qenë i përfshirë në një debat me Françeskën, ku ka ndërhyrë gjithashtu edhe Romeo.
Shkak për debatin është bërë pikëerisht fakti se Liami dhe Egla ditën e sotme janë përqafuar së bashku, duke lënë pas ofendimet mes njëri-tjetrit. Në lidhje me këtë situatë, Françeska ka reaguar ashpër, duke i thënë Liamit se ajo ka të quajtur manjak dhe sot shkon e përqafon.
Romeo: E ka përdorur si situatë.
Françeska: Për Eglën e kam parasysh se sa manipuluese është por ky që ka bërë gjithë këtë skenë se është i prekur dhe i lënduar, bën sikur kërkon të drejtën dhe sot shkon dhe përqafon Eglën.
Liami: Dhe do vazhdoj ta kërkoj kur kam të drejtë.
Romeo: Ai ka qarë në dhomë të rrëfimit. Çfarë turpi o plak.
Liami: Ti Françeska vazhdo ti se e ke mbyll punën por do i kthej përgjigje këtij djalit.
Romeo: Kur ka të drejtë ka të drejtë ajo.
Liami: O djali, me ato fjalë që më ke thënë ti mua, unë të kam lënë qetësi që të jetosh jetën tënde me të dashurën tënde. Dhe atë s’po e bën dot.
Romeo: Përveçse të merresh me gra, bën ndonjë gjë tjetër?
Liami: Një nga gratë je ti.
Romeo: Kjo gjëja mbaron këtu o gjigand.
Liami: Qetësohu.
Romeo: A e di o shpirt që kjo mbaron?
Liami: Ta ka marrë burrërinë gruaja o zemra, e ka ajo në dorë.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post