Është arrestuar gjyshja e 3-vjeçarit që rrëmbeu të miturit prej gati një jave, Barie Gjuni.Në dëshminë e saj të dhënë në polici, ka treguar të gjitha lëvizjet përgjatë tetë ditëve që ka mbajtur të fshehur nipin nga nëna.
“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin Rexhepin ta merrnim nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një nate. Ditën tjetër kam shkuar të Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit, ku qëndruam për një nate tjetër aty. Ditën e tretë shkova te kushërira ime në Kukës. Më pas, pash ne lajme qe policia po kontrollonte ne Kukës e Has dhe kam shkuar në Tirane ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak te ndjekjes së policisë, por edhe se një vëlla i im u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje. Por edhe im bir që ndodhet në Belgjikë këmbënguli ta ktheja djalin tek nëna e tij”,- ka deklaruar ndër të tjera Barie Gjuni, e cila mbajti të fshehur nipin 3-vjecar për plotë tetë dite.
Diskutime rreth kësaj post