Sali Berisha, nga tubimi qytetar tashmë i përnatshëm, i ka drejtuar një paralajmërim , atyre që i quajti si rragaçët civilë, patronazhistë, që të mos guxojnë të prekin demostruesit, pasi do të marrin atë që meritojnë.
Berisha tha se protesta e rradhës do të jetë të premten, po në orën 11:00, ndërsa u shpreh se Erion Veliajn nuk ka forcë që e mbron. “Prisni kur të na dalë në Twitter, Aleksis Soros me ‘my brother’ Veliaj.
“Erion, nuk ka forcë që të mbron më. Jep dorëheqjen, hajdut i shpifur. Ndaj dhe këtë javë, çdo orë përgatitje, çdo orë debate, çdo orë diskutime për betejën e ardhshme. Për të premten e ardhshme. Në ora 11:00, në ora 11:00. Qytetare dhe qytetarë, dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj, dëgjoni zërin e qenies suaj shqiptare.
Nuk ka vend në botë që të ketë një pushtet të tillë. Vietnami komunist është katër shkallë mbi narkoshtetin e Edi Ramës në zbatim të ligjit. Dhe paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni. Rruga jonë është drejt fitores. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post