Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sërish nepotizmin në parti, ku tha se me 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit, kjo sepse sipas tij partia nuk mund të jetë biznes familjar.
Ndërsa shtoi se kulmi i nepotizmit është në drejtësi, ku tha se në një prokurori janë 7 veta nga një familje.
Meta: “Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit. Ekzekutojmë fenomenin sepse nuk mund të jetë më biznes familjar. Këtu kemi shumë raste të nepotizmit. Nepotizmi në Lezhë z.Viktor. Na e la targën ai dhe do pendohet shumë shpejt sepse i ka humbur nuhatja. Na mori edhe këshilltaren, por ajo është grua me integritet dhe do të kthehet shumë shpejt. Si do t’i realizojmë pesë prioritetet madhore që nuk dëgjova asnjë fjalë nga përfaqësuesja e mendimit ndryshe në parti. Si do t’i ndjekim 3 miliardë euro në vit përveç atyre që ikin nga hajdutëritë e Erion Velisë dhe Edi Ramës dhe bandës së tyre nëse ne nuk çrrënjosim nepotizmin në Dogana dhe Tatime. Janë 200 raste të verifikuara me lidhje familjare. Bravo i qoftë mendimit ndryshe për ramaformën. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post