Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë.Mes tyre kohet e fundit ka pasur për përplasje politike, e cila është konfirmuar si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi.
Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here I Am”.
Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.
Diskutime rreth kësaj post