Deputeti i PS-së Erion Braçe, në fjalën e tij në parlament, ka komentuar deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta ndaj SPAK.
Braçe theksoi se vetëm politikanët mafiozë dhe organizata si Cosa Nostra mund ta sulmojnë drejtësinë.
“Ligji për prefektin është çështje sensitive. Prefekti nuk duhet të ketë pushtet, është përfaqësues i qeverisë në territor. Shumë komandantë në territor nuk shkon. Prefekti duhet të ketë autoritet dhe të vihet në krye të përgjegjësisë. Reforma e decentralizimit është thelbësore. Dua të bëj thirrje që ne si përfaqësues të qytetarëve nuk mund të bëjmë dizinformime për prokurorët dhe gjyqtarët.
Kjo po ndodh në Shqipëri dhe duhet të përballemi me këtë fakt. Politikanët nuk mund të sulmojnë e lincojnë Prokurorinë. Këtë e bën Cosa Nostra. Këtë e bëjnë vetëm politikanët mafiozë. Në fund të fundit, reformën në drejtësi e votuam bashkë”, u shpreh Braçe.
Diskutime rreth kësaj post