Mbrëmjen e kaluar, Liami rrëfeu në Big Brother linjën e tij të jetës, mes sakrificash të vazhdueshme që nisën që në moshën 16-vjeçare kur ai u largua drejt Italisë me anije, pa dijeninë e prindërve. Ai ka treguar se familja e priste të kthehej, mirëpo Liami pranoi se kthimi në Shqipëri ka qenë i keq, pasi është marrë në tre të natës në pranga.
“Jam larguar në Itali që 16 vjeç pa lajmëruar familjen. Kam bërë familjen time të rrijë me ditë të tëra të më presin në breg semos kthehem. Telefonata ime me mamanë pasi u largova, kemi qarë si fëmijë. Kthimi im në Shqipëri ka qenë po aq i keq, se jam marrë në tre të natës në pranga vetëm 16 vjeç.
Nuk më është thënë asnjë fjalë pse ika, un flija gjumë, ata nuk flinin por më shihnin mua. Njeriu kur rritet mendon gjatë, i kam sjell mamasë shumë pak lekë dhe i kam thënë bli një fustan. Mua asgjë nuk më bën më të lumtur, vetëm të jem pranë tyre. Pas 2008 vendos të largohem në Gjermani, laja pishina deri në mëngjes. Në orën 7 shkoja lala pjata në spital. Arrita të bëja një shkollë profesionale si ndihmës operator në sallë operimi. Në 2012, marr pjesë në BB5, dola në vendin e dytë. Shumë njerëz i vunë emrin fëmijës së tyre Liam”.
Po ashtu, ai foli dhe për periudhën kur u arrestua teksa ishte brenda ‘Big Brother’.
‘Për familjen time dhe për mua ishte vit i ngarkuar pas 24 orësh në BBVIP merrem për tu shoqëruar në komisariatin e policisë së Tiranës. Kam kaluar më shumë se 14 ditë, më kanë ardhur familja më kanë vizituar në burgun e Rrogozhinës. Qesha që të qeshnin ata, babai qante, mamaja dridhej, i ishin çarë buzët nga stresi. Më thonë kur do bësh një fëmijë. Unë kam një shoqe me origjinë turke, kur të dal që këtej do doja të blija një shtëpi në breg të detit që të jetojmë të gjithë bashkë”-tregoi Liam mes lotësh.
Kujtojmë se Liami dhe Lidi janë dy banorët që janë në nominim.
Diskutime rreth kësaj post