Një fëmijë 3-vjeçar është deklaruar i humbur në policinë e Durrësit. Mësohet se fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa i ati kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor.
Denoncimi në polici është bërë nga nëna e fëmijës.
Fëmija kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit të të atit, por prej 4 ditësh nuk gjendet. Kjo ka bërë që nëna ta denoncoj në polici, e cila fillimisht ka vënë nën arrest gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin 58 vjeç.
Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja i fëmijës 3-vjeçar.
Nëna ka kryer denoncimin, pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht.
Gjyshërit në fjalë e merrnin rregullisht fëmijën për disa orë në fundjavë. Kësaj radhe kur nëna e fëmijës, ka tentuat t’i marri në telefon ata nuk i janë përgjigjur.
Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare.
Diskutime rreth kësaj post