Mëngjesin e kësaj të hëne Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë. Gjatë kësaj mbledhjeje kryetari i PL-së, Ilir Meta propozoi emrat për Sekretar në Qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.
Në Tiranë, Meta propozoi emrin e Erisa Xhixhos, ndërsa në Korçë, Tedi Blushin. Meta po ashtu bëri me dije se të premten më 19 prill do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri.
Ai shtoi duke u bërë thirrje edhe delegatëve që janë jashtë, që të marrin pjesë online. Sipas Metës do diskutojnë edhe projektvendimin që është përgatitur për çështjen e delegatëve në konventën që vjen, që do të miratohet edhe në Komitetin Drejtues Kombëtar këtë të premte.
Fjala e plotë e Metës:
Propozoj si Sekretare të qarkut Tiranë Erisa Xhixhon dhe Sekretar të qarkut Korcë propozoj zotin Tedi Blushi. Propozoj krijimi i komitetit organizator, në 20 vjetorin e krijimit të LSI që solli ndryshime të jashtëzakonshme.
Dua të ftoj edhe 840 delegatët që do të marrin pjesë në Pallatin e Kongreseve edhe 2 mijë të ftuar e tjerë, për të qenë sa më aktiv dhe për të dhënë mendimet e tyre. Besoj të premten do të mblidhet Komuniteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri që do të jenë të hapura nga e premtja që vjen deri në momentin që do të firmoset.
I bëj thirrje edhe delegatëve që janë jashtë, që të marrin pjesë online. Do diskutojmë më pas edhe projektvendimin që është përgatitur për çështjen e delegatëve në konventën që vjen, që do të miratohet edhe në Komitetin Drejtues Kombëtar këtë të premte.
Diskutime rreth kësaj post