Mbrëmjen e sotme u transmetuan disa pamje në “Big Brother VIP” nga debati i fortë mes Eglës dhe Julit.
Egla shpërtheu në akuza ndaj Julit sa i përket karrierës së tij si aktor, madje u shpreh se titullin “Mjeshtër i madh” e ka marrë nga partia.
Debati u nxit sërish edhe në prime mes tyre, ndërsa “lufta” e vërtetë duket se po ndodh jashtë reality show-t.
Pas fjalëve të Eglës ndaj Julit, ajo ka humbur mbi 3 mijë ndjekës brenda disa minutash, duke shkuar nga 73,8 mijë ndjekës në 70,3 mijë.
Një veprim që tregon qartë se kë mbështet publiku në debatin mes tyre.
Diskutime rreth kësaj post