Ky është mendimi i Komisionit të Shëndetësisë në Këshillin Kombëtar, i cili propozon që për çdo vizitë të panevojshme të tarifohen 50 franga. Projektligji tani del për konsultim.
Shuma maksimale vjetore e përqindjes (për çdo vizitë “të panevojshme”) duhet të rritet – 50 franga – për njerëzit, përveç fëmijëve dhe grave shtatzëna, që shkojnë në urgjencë për asgjë.
Kantonet duhet të jenë të lira për të futur një instrument të tillë ose jo. Kështu propozon Komisioni i Shëndetësisë i Këshillit Kombëtar (CSSS-N) në një projektligj që do të dërgohet së shpejti për konsultim, transmeton albinfo.ch.
Projektligji, i miratuar me 13 vota kundër 11 dhe një abstenim, u frymëzua nga një nismë parlamentare e cila propozoi vendosjen e një “takse” me qëllim të devijimit të rasteve të vogla nga departamentet e urgjencës spitalore – të cilat shpesh janë të mbingarkuara – drejt një kujdesi më adekuat dhe ekonomik.
Diskutime rreth kësaj post