Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme për pasurinë e Kryemadhit, duke u shprehur se gjithçka është politikë dhe nuk përbën interes për të.
Ilir Meta shtoi se Kryemadhi është një zonjë e mrekullueshme.
“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike. Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve edhe kur të më fitojnë do u bëj dhe një pyetje.
Sepse kanë fituare një mandat tjetër së janë lodhur shumë, për 60 milionë euro. U lodhën shumë duke arrestuar drejtorët për të shpëtuar Eron Velijan. U lodhën shumë duke hetuar PPS, u lodhën shumë duke arrestuar ministra duke shpëtuar Edi Ramën.
Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet”– tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post