Irani mund të sulmojë shumë shpejt Izraelin. Kjo është knfirmuar nga Presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një komunikimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë kërkoj të marr informacione të sigurta” u tha Biden gazetarëve kur u pyet se sa i afërt do të ishte një sulm iranian ndaj Izraelit. I pyetur se cili është mesazhi i tij për Iranin, presidenti tha prerë: “Mos!”.
Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara janë “të përkushtuara” për mbrojtjen e Izraelit.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do të mbështesim Izraelin, do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, u shpreh Presidenti amerikan Biden.
SHBA janë në gatishmëri të lartë ndaj një sulmi hakmarrës iranian ndaj Izraelit në ditët e fundit. Frika po shtohet për një luftë më të gjerë rajonale, pas sulmit që Izraeli kreu ndaj ambasadës iranine në Siri, gjatë të cilit u vranë tre gjeneralë iranianë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha gjatë një komunikimi se nuk mund të japë detaje për madhësinë, shkallën, shtrirjen e sulmit, por shtoi se kërcënimi iranian ishte real dhe “i zbatueshëm”.
Izraeli nga ana e tij ka thënë se është i gatshëm “në mbrojtje dhe ofensivë”.
Vendet, duke përfshirë Indinë, Francën, Poloninë dhe Rusinë, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në këtë rajon, tashmë të rrezikuar nga lufta në Gaza. Ushtria izraelite tha se nuk kishte lëshuar udhëzime të reja për civilët, por u kërkoi njerëzve të qëndronin vigjilentë.
Diskutime rreth kësaj post