Nuk ka qetësi në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Edhe dita e sotme duket se i është dedikuar debateve të forta. Egla dhe Roza kanë ironizuar njëra-tjetrën me tone të larta. Sipas Rozës, aktorja po injoron konkurrentët e tjerë dhe po i rri nga pas Romeos dhe Julit për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të arritur në finale.
“O zemra ime ti mund të shfryhesh sa të duash”- iu kthye Egla duke e injoruar.
“Ti je kërmilli zemra, lëpiju këtij dhe atij që të shkosh në finale. Pika që s’të bie, janë të gjithë këta këtu që të kanë dhënë këtë vëmendje” i tha Roza aktores.
Pjesë nga debati:
Roza: Duhet ti përballosh pasojat e tua. Egla shko e foli Julit e foli Romeos së dëshpëruar. Po pse moj kështu do e kapësh finalen ti, duke iu ngjitur si shushunjë Romeos dhe Julit?!
Egla: Zemra ime, o zemra ime ti mund të shfryhesh sa të duash
Roza: Duke injoruar banorët e tjerë dhe mendon se do të kapësh finalen
Egla: Unë! Po pse kush jam unë që ti injoroj o zemra
Roza: Ti je kërmilli zemra, lëpiju këtij dhe atij që të shkosh në finale. Pika që s’të bie, janë të gjithë këta këtu që të kanë dhënë këtë vëmendje
Egla: U më fal zemra se ke një energji pantere
Roza: Jo zemër, unë kam një kalë të madh në trupin tim
Egla: E ke kalin?
Roza: Panterën ta marrësh vetë dhe ta gëlltisësh
Diskutime rreth kësaj post