Pas sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të këtij komuniteti, Fitër Bajramin, ose Bajramin e Madh.
Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.
Në Tiranë falja e madhe do të bëhet në sheshin “Skënderbej” (10 prill) në orën 06.55 . Për të gjithë besimtarët, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se parkingu në qendër do të jetë falas për këdo që do të falet në shesh.
Më herët në orën 06.30 do të lexohen pjesë nga Kurani ndërsa në orën 06:35 para faljes, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk do të mund të falen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet edhe pse në dukje ka përfunduar.
Diskutime rreth kësaj post