Observatori Evropian i Kopernikut ka paralajmëruar se pluhuri saharian do të zhvendoset në Evropën Perëndimore duke nisur nga dita e shtunë.
Fenomenti i pluhurit saharian në Evropë ka nisur më 6 prill dhe ka prodhuar përqendrime të larta të PM10 (grimcave të imta) “në Gadishullin Iberik si dhe në pjesë të Francës dhe Gjermanisë “, ndonjëherë duke tejkaluar ekspozimi mesatar ditor evropian, sipas Shërbimit të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Observatorit Copernicus (CAMS).
Këto përqendrime do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim për shkak të kushteve të favorshme atmosferike që zgjasin transportin e pluhurit, paralajmëron CAMS.
“Ky episodi i fundit i transportit të pluhurit nga Sahara është i treti në dy javët e fundit dhe është i lidhur me kushtet e motit që kanë prodhuar mot të ngrohtë në të gjithë Evropën Perëndimore në ditët e fundit,” tha Mark Parrington i CAMS.
“Edhe pse nuk është një fenomen i rrallë që retë e pluhurit nga Sahara të arrijnë në Evropë, intensiteti dhe shpeshtësia e episodeve të tilla janë rritur vitet e fundit , ndoshta për shkak të ndryshimeve në modelet e qarkullimit atmosferik”, thuhet në njoftim.
Ekspozimi ndaj niveleve të larta të PM10 mund të ketë efekte të ndryshme shëndetësore, duke shkaktuar sulme të astmës ose alergjive dhe duke përkeqësuar disa sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, veçanërisht te njerëzit vulnerabël (gratë shtatzëna, fëmijë, të moshuar, me imunitet të kompromentuar).
Sahara është burimi më i madh i pluhurit mineral dhe çliron 60-200 milionë tonë në vit . Nëse grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë në Evropë.
Diskutime rreth kësaj post