Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës në takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, ka deklaruar se Shqipëria më parë ka qenë e izoluar dhe turistët duhet të kalonin më herët te berberi të hiqnin mjekrën dhe flokët e gjatë, që të lejoheshin në vendin tonë.
Ndërkohë, sipas Ramës, tani gjërat kanë ndryshuar dhe numri i turistëve është rritur, prandaj duhet që të ruajmë natyrën dhe historinë, që t’ua lëmë brezave të ardhshëm.
Sakaq, kryeministri i është drejtuar përfaqësuesve të sektorit të turizmit nga 40 shtete, duke u thënë që ne si komb duhet të mësojmë nga gabimet që ata kanë bërë me turizmin dhe mos t’i përsërisim, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet sa më shumë.
“Në fakt unë thjesht do t’ju them disa fjalë për këtë vend që keni ardhur. Do ta filloj me faktin, që në këto vite jetë tonat, për brezin tim dhe të Mirelës, ne kemi njohur një periudhë të historisë të veçuar nga të gjithë ju që keni ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja. Megjithatë ju nga Lindja mund ta kuptoni mirë se çfarë kemi përjetuar ne. Ne kemi pasur 5 mijë turistë deri para pak kohësh, nuk ishin turistë të zakonshëm. Ata kishin ardhur në një vend krenarë, i vetmi vend markcist-leninist, siç thoshin të paktën. Menjëherë duhet të kalonin te berberi që të hiqnin mjekrën dhe flokët e gjata. Pra, edhe Markezi duhet të ishte mjekrën dhe flokët e gjata po të vinte. Sot ne kemi një realitet ndryshe, numri i turistëve kalon 10 milionë turistë. Sot ka shumë gjëra që ne të mendojmë dhe duhet ti zgjidhim, që Shqipëria të mos humbasë vlerës e saj.
Për t’i bërë ata që të ndjehen që kanë ardhur në Shqipëri, ne duhet të ruajmë natyrën dhe duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturën e duhur. Duhet t’i gërshetojmë që njerëzit të marrin më shumë nga toka e tyre. Ne nuk duam ta humbasim vendin tonë, ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm. Duam që ta kemi dhe për brezat që do të vijnë. Ne nga gabimet tuaja duam të nxjerrim mësime. Prandaj, jam sot në këtë takim sepse ajo që bën kjo organizatë është shumë e rëndësishme. Shpresoj fort që ne do të mësojmë fort, nga gabimet dhe të mos i bëjmë. Të mos harrojmë ne jetojmë mes grekëve dhe italianëve, dhe të jesh mes tyre do të thotë ajo ‘dolce vita’. Se keni idenë sa bujare është treguar natyra me ne, por dhe historia sepse na ka lënë vende historike nga antikiteti dhe lashtësia.
Që të mos ju marrë më shumë kohë, dua t’ju them që gjithçka këtu më duket shumë e bukur, por nuk kemi diell të mjaftueshëm. Kështu që do të ishte mirë që ta shijonit, pasi konferenca mund të mbarojë në orët e vona të natës”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post