Ilnisa, Meritoni dhe Egla vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e bardhë, pas skualifikimit nga gara e “Big Brother VIP”.
Megjithatë dy prej tyre do të kenë sot mundësinë t’i bashkohen pjesës tjetër të banorëve, ndërsa njëri do të eliminohet përfundimisht.
E teksa ora po afron, mbrëmjen e djeshme banorët janë vënë përballë një prove me pyetje.
“Për çfarë jeni penduar në këtë lojë“, ishte një nga pyetjet për të cilën Ilnisa iu drejtua Eglës duke i thënë:
“Jam penduar gjatë këtij rrugëtimi që jam marrë me ty. Jam penduar dhe që kam lejuar Meritonin pa e diskutuar bashkë siç diskutojmë gjithë kohën shumicën e gjërave”.
Diskutime rreth kësaj post