Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ambasada jonë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “Ishujt 2024” me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:
– Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 Prill 2024
– Rodos, Rodos më 25, 26 dhe 27 Prill 2024
Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
– Emër/Mbiemër i aplikantit
– Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
– Adresen e vendbanimit – Ishulli
Ministria e Jashtme njofton se afati përfundimtar për aplikim është data 19 Prill 2024. Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.
Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.
Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se detajet lidhur me vendndodhjen në Kretë dhe Rodos do t’ju komunikohen në ditët në vijim të gjithë qytetarëve të interesuar në këto zona. Megjithatë, për çdo pyetje/informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni në këtë email: [email protected]
Diskutime rreth kësaj post