Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”.
Pasi bëri parashikimin e yjeve për secilën shenjë të horoskopit për muajin prill, ajo u ‘ngacmua’ pak nga moderatorët edhe në lidhje me reality show-n.
Kur i thanë se balerini i njohur, Graciano Tagani, është bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, astrologia tha se ajo nuk do e bënte një gjë të tillë.
Sipas Merit, ajo e ka përfunduar ciklin e saj në “Big Brother VIP” dhe nuk ka mundësi rikthimi.
“Unë besoj se i kam mbaruar punët me Big Brother, e kam përfunduar ciklin tim. Nuk ka më mundësi. Një akrep shkon deri diku, mbahet deri dikur, por kur vjen një moment pastaj nuk mbahet më. Tashmë jo, nuk vete më”, tha ish-banorja.
Ndërsa e pyetur në lidhje me fituesin e mundshëm të këtij edicioni të tretë të BBV, Shehu tha se nuk shikon ndonjë fitues.
“Unë nuk shikoj ndonjë fitues se i kam njohur ata. Varet kë pëlqen publiku. Unë me nuancat se çfarë pëlqen publiku shqiptar nuk e di, nuk e kap dot thelbin. Thelbin nuk e kam kapur dot, varet se ça do pëlqehet deri në fund”, tha Meri.
Kujtojmë se ish-banorja ka patur një raport shumë të mirë me Ilnisa Agollin, por mesa duket loja që po bën gazetarja tani nuk i pëlqen Merit pasi nuk e përmendi emrin e saj si fituese.
Diskutime rreth kësaj post