Është dentifikuar drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin në Këlcyrë, ku humbën jetën tetë persona, mes tyre shtatë emigrantë.
Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit është shtetasi Edison Bregaj, ndërsa nuk dihen detaje në lidhje me identitetin e emigrantëve.
Mësohet se shoferi i “Benz-it” ka parë dy policë që po patrullonin zonën në këmbë, është trembur dhe është kthyer drejt Përmetit.
Shërbimet e policisë më pas kanë njoftuar patrullat, të cilat u vunë në ndjekje të makinës.
Për shkak se shoferi nuk e ka ditur rrugën dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte, në afërsi të një kthese ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar 200 metra.
Përplasja ka qenë aq e fortë, sa të 8 personat kanë gjetur vdekjen në vend.
Automjeti ishte marrë me qira në Shkodër, jo nga viktima, por nga një person tjetër i cili është marrë në pyetje nga policia.
Identifikimi i emigrantëve është i vështirë, për shkak të dëmtimeve të rënda që kanë marrë.
Diskutime rreth kësaj post