Egla Ceno është kryefjala e këtij sezoni të “Big Brother VIP”. Aktorja është komentuar shumë për situata të ndryshme në shtëpi, mirëpo një zarf i zi solli skualifikikim e saj nga gara.
Megjithatë, një publik i tërë u bë lëmsh pas një videoje të publikuar ditën e djeshme nga faqja zyrtare e Big Brother VIP në Instagram.
Në postim shihet pikërisht Egla, e izoluar në një dhomë të bardhë, e vetme, larg pjesës tjetër të banorëve.
E mes gjithë pikëpyetjeve për rikthimin e Eglës në reality show, diçka tjetër ka tërhequr vëmendje; numri i madh i shikimeve që ky postim ka arritur në Instagram, plot 3.7 milionë në më pak se 24 orë.
Një shifër rekord e arritur në një kohë mjaft të shkurtër, ndërsa në rrjet kanë filluar krahasimet me dedikimin e Luiz Ejllit për partneren e tij, Kiara Tito, e realizuar në sezonin e kaluar të Big Brother VIP.
Asokohe, dedikimi i Luizit u publikua në 14 shkurt dhe për 24 orë arriti të grumbullojë plot 2.9 milionë shikime, brenda 1 muaji rreth 9 milionë shikime, ndërsa deri më sot, ky postim ka kaluar shifrën e 16 milionë shikimeve dhe 176 mijë pëlqimeve.
Shifra të frikshme, por krahasuar në vetëm 24 orë, postimi i Eglës është ai që ka arritur më shumë shikime në gjithë sezonet e “Big Brother VIP”!
Diçka e tillë mund të vërtetohet edhe nga një artikull i bërë prej nesh 1 vit më parë, ku tregohet qartë numri i shikimeve që ka grumbulluar dedikimi i Luizit.
A do arrijë postimi i Eglës të thyejë rekordin total të Luiz Ejllit, në postimin prej më shumë se 16 milionë shikimesh?
Diskutime rreth kësaj post