Në një bisedë mes Rikes dhe Erjolës këtë mëngjes, fokusi ishte mbi Gracianon dhe hamendësimet e lojës së tij për herë të dytë në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP.
Duke u nisur nga qëndrimi dhe debatet që balerini ka pasur herën e kaluar me Romeon dhe Julin, Erjolën dhe Riken e shtyn kureshtja të shohin se si do të sillet ai tashmë që është rikthyer.
Erjola: Mendoj se tani është edhe një kundërshtar tjetër në lojë. E nuhas, jam në pritje, por nuk dua të nxitohem. Më bëri përshtypje Graciano që nuk përmendi asnjë si finalist, as Romeon dhe as Julin. Edhe kur e pyeta tha po isha i sinqertë.
Rike: Dua të shoh se si do sillen dy gjelat tani që u rikthye Graciano. A do vazhdojnë të jenë kundërshtarë apo ndoshta ndonjëri prej tyre do bëhet me Gracianon.
Erjola: Unë mendoj se Graciano do qëndroj në mes.
Kujtojmë se Graciano është rikthyer në Big Brother VIP për herë të tretë, duke i marrë kështu ekskluzivitetin edhe Sabianit.
Diskutime rreth kësaj post