Ditën e martë, një banor i ri misterioz do futet në shtëpinë në të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”. Ai nuk ka dashur të prezantojë veten, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë.
Mënyra se si ai flet, duket se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.
Ai wshtw shprehur se do ketë një standard tjetër në “Big Brother Vip 3”, tashmë që edhe Egla sapo u largua.
I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin.
Përsa u përket çifteve, ai shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.
Moderatori Ronaldo Sharka, ka dhënë një mendim të tij se kush mund të jetë ky personazh kaq misterioz, por mesa duket atij nuk i pëlqeu komenti i moderatorit.
Ronaldo: “Nga stili i veshjes më duket si Spartak Ngela dhe mund të jetë ai sepse në një intervistë në Top News ka shprehur një dashuri të madhe për Riken”.
Madje moderatori i ngacmoi më tej duke shprehur “të të bëj një pyetje me kastravec, me spec”?
Personazhi misterioz i cili do i bashkohet shumë shpejt “BBV3”, u shpreh: Këto fjalët me k mos i mbaj në gojë.
Ronaldo: “Mua më pëlqen shumë k. Sa bukur e nisi me këto himofobizma, shpresoj të përjashtohesh njësoj si Egla”.
Ronaldo dhe Ina Kollçaku, i ka dhënë vetëm dy javë kohë qëndrim në “BBV” e më pas do largohet, pasi është i paqëndrueshëm dhe i lëkundur në ato gjëra që thotë.
Diskutime rreth kësaj post