Së fundmi në një emision televiziv i ftuar ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit të humorit Julian Deda, i cili aktualisht është pjesë e “Big Brother VIP 3”.
Në daljen e tij të fundit televizive, Mario Deda mbështeti vëllanë në rrugëtimin e tij, por njëkohësisht dha dhe disa deklarata të forta.
Fillimisht ai sqaroi se pas fjalorit “të moderuar” të Egla Cenos, fshihet një fjalor banal.
E, sipas Marios, fjala “kaçkavall”, të cilën aktorja e përmend shpesh, në të vërtetë do të thotë “penis”.
Duke mos u ndalur me kaq, Mario ka sqaruar për herë të parë dhe marrëdhënien e tij me këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjatë qëndrimit në BBV 2, Mario Deda e ka mbështetur Luizin duke u shprehur se ata janë miq që nga fëmijëria, ndërsa menjëherë pas daljes Luizi mohoi të kishte miqësi mes tyre.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e kanë sqaruar këtë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, Mario u shpreh se mes tyre nuk ka pasur kontakt që i ka çuar gjërat në sqarim.
Ai tha se e mirëkupton pjesën që Luizi pas daljes ka marrë një “brom” informacionesh dhe i duhet koha e tij për t’i procesuar.
Megjithatë, mes tyre ka pasur një kontakt njerëzor dhe duket se ka qenë Luizi ai që e ka kontaktuar.
“Mund të them që ndonjëherë kemi patur kontakt për aq sa na lidh ana njerëzore, për ngushëllimin e babit. Luizi është treguar i rregullt, sepse s’mund t`ia hedh poshtë gjithë këtë gjë”, u shpreh ndër të tjera Mario Deda, që tjera Mario Deda, që është dhe Mario, djali i mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.
Diskutime rreth kësaj post